Nesër vazhdojnë bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, këto janë temat që do të diskutohen

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka treguar për mediat serbe se nesër vazhdojnë bisedimet me Prishtinës në Bruksel. Takimi do të jetë dyditorë më 16 dhe 17 nëntor

 

Tema e takimit në Bruksel këtë javë do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në komunitetin e komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve administrative, transmeton Gazeta Express.

Delegacioni i Beogradit, përveç përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën, koordinimin e procesit të bisedimeve, do të jenë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë çështje./GazetaExpress/