Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesat partive politike për takim gjatë ditës së nesërme.
“Po ftesat janë gati dhe ato u janë nisur partive politike. Takimi do të mbahet nesër në mëngjes nga i cili do të dal edhe data e zgjedhjeve”, ka thënë një burim i Indeksonline brenda partive politike.
Janë dy data të mundshme kur pritet që qytetarët tu drejtohen kutive të votimi, data 11 dhe ajo 18 qershor, por që për këtë do të vendoset nesër gjatë takimit Thaçi- subjektet politike.