Nesër votohet ‘Qeveria Hoti’, Gashi: A janë 60 apo 70 vota, kjo shihet nesër

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë Hoti.

Me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër me fillim prej orës 11:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e “Qeverisë Hoti”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur këtë, por ka folur edhe për votat e nevojshme.

Ai ka thënë se nuk e di saktë se sa vota janë mirëpo, siç deklaroi Gashi, nesër është seanca ku do të votohet Qeveria Hoti.

“E rëndësishme është se nesër ka seancë. Ne jemi të sigurt që kemi thirrur një seancë dhe është nesër në ora 11:00 dhe secili deputetë do të votojë në bazë të vullnetit të vet. A janë 60 apo 70 vota, kjo shihet nesër”, deklaroi Gashi, raporton lajmi.net.

I pyetur se a do ta votojë PDK-ja nesër  pro “Qeverisë Hoti”, ai ka deklaruar se nuk e di dhe nuk ka biseduar me asnjë deputetë të këtij subjekti politik.

“Nuk kam biseduar me asnjë deputet të PDK-së dhe PDK-ja është deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Dhe nuk është e ndershme që unë të bisedojë me ata. Mendoj se do të turpëroheshin edhe deputetët e PDK-së po që se do t’ua kërkoja një gjë të tillë”, deklaroi Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme