Nesër zbulohet shkaku i vdekjes së udhëtares në Prishtinë

Nesër do të zbulohet shkaktari i vdekjes së gruas në Lagjen ‘Mati 1 në Prishtinë, ku autopsia e saj do të bëhet nesër.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, transmeton gazetametro.net

Lajmin për kryerjen e autopsisë ditën e nesërme e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ndërsa prokuroria vdekjen e gruas e ka cilësuar si të dyshimtë.

Fillimisht nuk dihej nëse vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale, apo ishte në pyetje ndonjë aksident, por më pas, dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë Klan Kosovës se e moshuara u godit nga autobusi.

Ndërsa, siç kanë treguar policët që kanë dalur për të inspektuar vendin ku ka ndodhur aksidenti, shoferi i autobusit fillimisht kishte ikur, por më pas është dorëzuar vet në polici.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet lidhur me vdekjen e dyshimtë të një udhëtareje në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme