Nënshkrimet fatale të Hashim Thaçit

Ish zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, tani zëdhënës i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka listuar disa vendime të ish kryeministrit dhe presidentit Thaçi sipas të cilit kanë qenë të dëmshme për Kosovën.

Ja postimi i tij i plotë

23 shkurt 1999: Hashim Thaçi nënshkruan Marrëveshje e Rambujesë, me të cilën pranohet Autonomia e Zgjeruar e Kosovës në ish Jugosllavi, autonomi kjo që pas luftës ushtrohet nën qeverisjen e Misionit të OKB-së, UNMIK.

21 qershor 1999: Hashim Thaçi nënshkruan çarmatosjen e UÇK-së. Sot e asaj dite Kosova ende nuk ka ushtri.

Nëntor 2005 – shkurt 2007: Hashim Thaçi së bashku me një delegacion negocion statusin e Kosovës me Serbinë në Vjenë. Këto negociata kulminojnë me Planin e Ahtisaarit, në të cilin parashihet formimi i komunave me shumicë serbe dhe decentralizimi në baza etnike, eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse të cilat quhen serbe dhe Kosova emërtohet shtet multietnik.

17 shkurt 2008: Hashim Thaçi shpall pavarësinë e Kosovës në bazë të Planit të Ahtisaarit. Kushtetuta e dalë nga ky plan ja ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër, pra ja ndalon vetëvendosjen e jashtme. Aty prezantohen edhe simbolet e reja të shtetit, me çka hiqet dorë nga çfarëdo elementi kombëtar shqiptar.

25 gusht 2011: Hashim Thaçi urdhëron ndërhyrjen e njësive speciale të policisë në veri, për të urdhëruar pastaj zbrapsjen e tyre. Në aksion vritet polici Enver Zymberi. Ky aksion shërben për fillimit e dialogut teknik e më vonë edhe politik me Serbinë.

19 prill 2013: Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshjen me kryeministrin serb, Ivica Daçiq. Në marrëveshje parashihet krijimi i asociacionit të komunave serbe, etnitet etnik me elemente shtetformuese që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit .

28 gusht 2015: Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në të cilën 8200 hektarë të Kosovës do t’ifaleshin Malit të Zi.

26 shkurt 2016: Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës dhe fillon vizitat tek memorialet e të vrarëve serbë ku shkruan se janë vrarë nga “terroristë” shqiptarë dhe nga NATO. Ai poashtu e mbron kishën e ndërtuar nga regjimi i Millosheviqit në oborrin e Universitetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme