The New York Times dhe The New Yorker Magazine kanë fituar Çmimin Pulitzer për shërbimin ndaj publikut.
Këtë të hënë ato kanë marrë këtë çmim, për raportimin e tyre mbi akuzat për abuzime seksuale të ish producentit të Hollywood, Harvey Weinstein, përcjell Klan Kosova.
Pas raportimit nga New York Times, një numër i madh grash kryesisht aktore kanë akuzuar producentin e famshëm, për ngacmime, abuzime dhe dhunime seksuale.