Monumenti i cili u bë simbol i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, sonte kthehet me pamje të re.
Krijuesi i “NewBorn” Fisnik Ismaili, tha për Koha.net se monumenti do të kthehet sonte gjatë natës, por nuk ka pranuar të japë ndonjë detaj tjetër se s’i do të duket këtë vit.
Gjatë javës së kaluar, monumenti u zhvendos nga vendi ku është i vendosur që nga viti 2008, kjo për arsye të pastrohet nga ndryshku i akumuluar tash e një dekadë.