“News24 është institucion, televizion i pazëvendësueshëm”- Moderatorja e lajmeve Nisida Tufa: 20 vjet në një ekran nuk janë pak! Duam të bëjmë punën tonë


Moderatorja e lajmeve në News24, Nisida Tufa ka treguar periudhën e rëndë emocionale të këtyre ditëve, që kur Focus Media Group ka qenën në represionin e policisë.

Ajo thote se nuk eshte e lehte kjo situatë, pasi ka 20 vjet ne ekran dhe 10 vite qe drejton emisionin “Kjo Javë”.

“Këto ditë kanë qenë me shumë tension dhe shqetësim, sepse është një jetë këtu, 20 vite nuk janë pak. Unë nuk mund ta kthej kokën, sepse kjo portë ku kemi hyrë për kaq kohë, tani nuk futemi dot. Jemi gazetarë që duam vetëm të bëjmë punën tonë”, tha Tufa.

Ajo shtoi se beson se kthimi i stafit në punë është çështje orësh: “Ne do të kthehemi shumë shpejt. Jam e bindur që është vetëm çështje kohe.”

Gazetarja tregoi se lajmin për bllokimin e hyrjes e ka mësuar gjatë pushimeve, kur u zgjua me dhjetëra mesazhe dhe video.

“U ndjeva shumë keq dhe nuk më mbante vendi. Të nesërmen u ktheva dhe më pas çdo gjë u organizua hap pas hapi,” theksoi ajo.

Nisida Tufa: Këto ditë kanë qenë sa më tension, sa me shqetësim, sepse është një jetë këtu, 20 vjet nuk janë pak. Unë nuk mund ta kthej dot kokën, sepse kjo portë që ne kemi hyrë këtu tani nuk futemi dot. Jemi gazetarë që duam të bëjmë punën tonë.

Ne do të kthemi shumë shpejt. Jemi në pritje, cështje orësh do jetë.

Isha me pushim dhe hap sytë me dhjetra mesazhe që më sillnin video. U ndjeva shumë keq dhe nuk më mbante vendi. Të nesërmen u ktheva dhe më pas u organizuan gjerat hap pas hapi.

News24 është institucion dhe ne duhet të lejohemi të punojmë, të hyjmë. Aty janë gjerat tona, aty është jeta jonë. News24 është I pazëvendësueshëm

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme