“News24 nuk do të vdesë”- Përlotet drejtoresha e televizionit, Anila Jole: Sot IKMT u fut natën dhe prishi infrastrukturën! Gazetarët në pasiguri të madhe


Gazetarja dhe drejtoresha e TV News24, Anila Jole ka reaguar me emocione të forta pas ndërprerjes së transmetimit të News24 dhe sulmit që mediat kanë pësuar ditët e fundit.

“Kam parë këtë televizion të rritet dhe të bëhet më i besueshëm për shqiptarët,” tha ajo ne protesten e organizuara para godines se uzurpuar, duke theksuar se tronditja e saj është jo vetëm profesionale, por edhe personale.

“Unë këtu kam lidhur jetën time dhe kam menduar të dal në pension. Kurrë nuk e mendova se dita e fundit e punës time do të ishte në këtë mënyrë”, tha Jole, e cila e perlotur u shpreh “jam e bindur se News24 nuk do te vdese”.

Anila Jole: Kam parë që ky televizion të rritet dhe të bëhet më i besueshëm për shqiptarët.

Tronditja ime është jo vetëm profesionale, por edhe personale. Unë këtu kam lidhur jetën time dhe kam menduar të dal në pension. Kurrë nuk e mendova që dita e fundit e punës sime të ishte në këtë mënyrë.

Jam e shqetësuar edhe për kolegët e mi, të cilët ndjejnë një pasiguri të madhe. Kolegët tanë, punën e të cilëve unë e njoh prej vitesh, kanë punuar këtu me orar dhe pa orar. Gazetaria të kërkon të punosh edhe 24 orë, pa shkuar tek familja.

Edhe kur ka tërmet duhet të punojmë, edhe kur bie pandemia e COVID-it duhet të rrimë këtu në News24, të tregojmë të vërtetën.

Kur ka borë, gazetari i News24 bllokohet në rrugë; kur ka krime, duhet të jetë në mes të armëve dhe policisë.

Janë bërë tre ditë që sinjali nuk ekziston. Shumë lokale mbajnë imazhin e fundit që ka mbetur. Një protestë e bukur kjo.

Sot ndodhi diçka tjetër: kjo godinë ka një kontratë qiraje, prapa saj është një godinë tjetër me kontratë qiraje deri në vitin 2033. Aty punojmë ne, aty punojnë bletët punëtore. Ajo që ndodhi sot është se u prish nga IKMT, që u futën natën; është prishur tuneli që lidh dy godinat.

Edhe krim po të ishte, duhej të paralajmëroje për të hequr infrastrukturën. Aty ka brenda pajisje të kushtueshme, disa prej të cilave u shpëtuan. Por aty janë lidhjet që bëjnë transmetimet live të News24.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme