Televizioni informativ, News24 në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, NotoSondaggi, e drejtuar nga Antonio Noto, publikon sot në emisionin Log të moderatorit Endri Xhafo, rezultatin e sondazhit të dytë të zhvilluar në rang kombëtar për garën e elektorale të 11 Majit.
Kompania Notosondaggi ka realizuar një pyetësor në te gjithë vendin dhe ka ‘zbërthyer’ me shifra prirjen e votës së shqiptarëve, të cilët do t’i drejtohen kutive të votimit në 11 maj për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re.
Sondazhi i kompanisë italiane i realizuar me një kampion qytetarët të cilët kanë votuar në zgjedhjet e shkuara te vitit 2021, ka adresuar një listë më 13 shqetësime të qytetarëve në të gjithë vendit, dhe secila prej tyre kërkon një zgjedhje urgjente në Shqipëri.
Nga të intervistuarit janë pyetur se: Cilat janë 3 problemet më urgjente të Shqipërisë që qeveria e ardhshme do të duhet të trajtojë si prioritet?
Rreth 47 % e shqiptarëve janë të mendimit se problemi më serioz në Shqipëri është Shëndetësia dhe kujdesi shëndetësor në vend.
44 % e qytetarëve janë të mendimit se çështja e dytë më problematike është Rritja e çmimeve dhe kostot e larta të jetesës.
Ndërkohë që vijoj si problem që kërko zgjidhje urgjente pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta dhe të këtij mendimi janë 44% të qytetarëve/
Qytetarët të pyetur janë shprehur në masën 29 % se një tjetër problematike që kërkon zgjidhje urgjente nga qeveria e ardhshme është papunësia, ndërkohë që 17% janë shprehur se problem akut është varfëria. Emigrimi dhe korrupsioni sipas sondazhit janë dy çështje që të intervistuarit i kanë vlerësuar në masën e 17% të dyja.
Partitë politike
Për votuesit e Partisë Socialiste të cilët kanë marrë pjesë në votimet e 201 një nga problemet që kërkon zgjedhje të menjëhershme në qeverisjen e ardhshme janë Shëndetësia dhe Kujdesi shëndetësor.
Votuesit socialist kanë votuar në masën e 51% në këtë sondazh, për të cilësuar Shëndetësinë dhe Kujdesin shëndetësor si problem që duhet të trajtohet me prioritet.
Ndërkohë që sipas anketimit, 47% e votuesve të majtë theksojnë se çështja dytë me problematike janë pagat dhe pensionet e ulëta
Ndërkohë që çështjen e tretë rendisin Rritjen e çmimeve dhe rritjen e kostos së jetesës kjo e përkthyer në 42 %.
Ndërkohë që korrupsioni sipas votuesve socialist është një problem që listojnë në masën e 10%.
Nga tjetër të intervistuarit e Notosondaggi të cilët kanë votuar në vitin 2021 për Partinë Demokratike theksojnë se problemi me serioz është rritja e çmimeve dhe rritja e kostos së jetesës. Për këtë votuesit demokratë kanë votuar në masën 52 %.
Po ashtu sipas tyre Shëndetësia dhe kujdesi shëndetësor është 44 % e problematikave që duhet të zgjidhet nga qeveria e re me prioritet.
Ndërsa për pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta, që është problematika e tretë më serioze që kërkon zgjidhje urgjente votuesit demokratë kanë votuar në masën e 42 %.
Korrupsioni është vlerësuar si problematike në masën 23% nga votuesit demokratë, ndërkohë që problem për ta më serioz është papunësia me 27% dhe emigrimi po me 27%.