Nexhat Daci do të kthehej në LDK

Nexhat Daci ka deklaruar se nuk ka ndonjë interes të kthehet në politikë, por nëse do ta bëntë një gjë të tillë, do të kthehej në LDK.

“Nuk ka qenë përcaktimi imi të futem në politikë. Unë nuk kam asnjë interes, por e them që kurrë nuk do t’i ikë nevojave, si konsultat ose këshillëdhënës”.

“Veç ku kam qenë përpara, aty në LDK, unë kurrë nuk kam ditur shtëpi tjetër politike dhe vullnetshëm do ta ndihmoja atë shtëpi që ka qenë shtëpia më e çmuara dikur”.

Ai në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka folur edhe për Shpend Ahmetin dhe qeverisjen e Prishtinës.

“Prishtina është shtëpi e traditës rugoviane dhe i takon personaliteteve të larta profesionale dhe njerëzore që të konkurrojnë, të fitojnë dhe ta udhëheqin”.

“Jam habitur kur Shpend Ahmeti ka pranuar të shkojë në atë formacion politik edhe telashet që ka pasur, andaj nuk mendoj që dikush që nuk ka autoritet mund ta fitojë Prishtinën”.

“Prishtinën nuk e ka fituar Lëvizja Vetëvendosja, e ka humbur LDK-ja andaj të kenë kujdes kënd e nominojnë sepse Prishtina është truri dhe zemra e Kosovës“.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme