Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot ka mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:
Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari ndërsa sekretare shkencor anëtarja korrespodente Myzafere Limani, raporton KP.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; anëtare korrespondente Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore , anëtar korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar i Seksionit të Arteve.