Nexhmedin Spahiu nuk dekorohet nga Presidenti, thotë se i bëri nder

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar shumë personalitete për kontributin e tyre të dhënë për ardhjen te kjo datë e rëndësishme. Por disa prej tyre e kishin refuzuar dekoratën, duke përfshirë Jakup Krasniqin, Rexhep Qosjen, Rexhep Selimin e Veton Surroin.

Edhe pse kishte shumë gazetarë e publicistë të dekoruar, në mesin e tyre nuk ishte edhe Nexhmendin Spahiu, i cili shpeshherë ju ka paraprirë zhvillimeve politike me publikimet e tij në media.

Veriu.info ka kontaktuar me Nexhmedin Spahiun, për ta pyetur në lidhjen me arsyen pse nuk është dekoruar nga presidenti Thaçi dhe a lidhet kjo me idenë e tij për kombin kosovar, ndërsa ai ka dhënë një përgjigje interesante, duke thënë se me këtë i ka bërë nder.

“Jo. Hashim Thaçi është deklaruar qartë. Kur ndodhet jashtë Kosove ai prezantohet si babë i kombit kosovar ndërsa kur kthehet në Kosovë ai e mohon ekzistencën e kombit kosovar. Fakti që nuk më ka dekoruar e konsideroj si një nder të madh”, ka thënë Spahiu për Veriu.info.

Madje, analisti Spahiu për dallim nga ata që e kanë refuzuar, thotë se do të bëhej i paskrupullt sikur ta refuzonte dekoratën, porse nuk do të ishte ndjerë mirë sikur të dekorohej nga Thaçi.

“Unë nuk jam aq i paskrupullt sa të refuzoj dekoratën e tjetrit, por sinqerisht nuk do të isha ndjerë mirë në shoqërinë e atyre që i ka dekoruar Hashim Thaçi”, thekson Spahiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme