Al-Hilal regjistroi fitore mbrëmë ndaj Al-Shabab, por emri i Neymarit mungoi sërish në listën e golashënuesve.
Skuadra e drejtuar nga Juan Jesus fitoi me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së tetë në Ligën Profesionale Saudite.
Neymar luajti për 90 minuta, por nuk e gjeti golin as kësaj radhe.
Sulmuesi brazilian kishte rastin për të shënuar golin e parë me fanellën e Al-Hilal, por humbi një penallti në minutën e 37-të.
Gjithsesi, 37-vjeçari la gjurmë duke asistuar në këtë ndeshje te goli i Kalidou Koulibaly.
Neymar ka regjistruar katër paraqitje deri tash me Al-Hilal në të gjitha garat, teksa numëron tre asistime.