Neymar pritet të jetë titullar ndaj Koresë së Jugut

Neymar ka kaluar lëndimin, pritet titullar ndaj Koresë së Jugut.

Brazili do të përballet me Korenë e Jugut në sfidën e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Përfaqësuesja e Brazilit është favoriti kryesor për ta fituar Kampionatin Botëror, edhe pse kanë pasur shumë lëndime në këtë garë.

Padyshim që mungesa më e madhe e brazilianëve ishte ajo e sulmuesit Neymar i cili u lëndua në sfidën e parë ndaj Serbisë.

Ylli i Paris Saint Germain i mungoi brazilianëve në dy sfidat e fundit ndaj Zvicrës dhe Kamerunit, por ai ka lënë mbrapa lëndimin dhe është i gatshëm për 1/8 e finales.

Ka qenë trajneri i Brazilit, Tite që ka konfirmuar rikthimin e Neymar, madje duke treguar se do të jetë titullar.

“Neymar ka lënë pas dëmtimin dhe është mirë. Ndaj Koresë së Jugut do të luajë ai dhe 10 futbollistë të tjerë”, ka deklaruar Tite.

Brazili dhe Korea e Jugut do të përballen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin 974.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme