Neziri: Politikat e BDI-së dhe Ali Ahmetit, trajtim të veçantë femrës shqiptare…

Shefi i Shtabit Bekim Neziri gjatë pjesëmarrjës në tubimin e Forumit të gruas në Tetovë tha se, “presim që BDI të jetë fitues absolut në zgjedhjet e dhjetorit.

“BDI dhe Ali Ahmeti nuk trajton gratë dhe femrën vetëm si numër. Femra në Maqedoni udhëheq në instanca të ndryshme, në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe lokal. Në listat zgjedhore të BDI-së ka pasur femra shqiptare, sepse dinë të udhëheqin me politikat legjislative. Politikat e Ahmetit do të kenë trajtim të veçantë të femrës shqiptare”, ka thënë Neziri, raporton Aktuale.

Zgjedhjet e dhjetorit, sipas Nezirit janë të rëndësishme për BDI-në, dhe pjesë kryesore dhe kyçe këtu është edhe Forumi i gruas pranë BDI-së.

“Po politikave vizonare dhe kombëtare të Ali Ahmetit, po buxhetit konsensual, barazisë gjinore, po arsimit cilësor, po NATO-s dhe BE-së. Një votë më tepër se në 2014 nuk mund të realizohet pa kontributin e Forumit të gruas”, ka thënë Neziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme