Nga 142 vende Kosova e 140-ta për nga (pa)fuqia ushtarake, sipas “Global Firepower”

Për nga (pa)fuqia ushtarake, nga 142 shtete, Kosova renditet e 140-ta, sipas Global Firepower.”

Sipas këtij matësi, Kosova përllogaritet të ketë Indeksin e Fuqisë 13.9136 (rezultati prej 0,0000 konsiderohet ‘i përsosur’).

 Në njoftim thuhet se secili shtet vlerësohet mbi vlera individuale dhe kolektive të procesuara sipas formulës së tyre për të gjeneruar “Indeksin e Fuqisë”.

 

Disa vlera, thonë ata, janë thjesht përafrime kur mungojnë të dhënat zyrtare.

Ndërkaq, në po të njëjtin matës, nga 142 shtetet, Serbia renditet e 61-ta, me një Indeks të Fuqisë prej 0.9923.

  • Shqipëria renditet e 115-ta, me Indeks të Fuqisë prej 3.00023.
  • Bosnje-Hercegovina e 123-ta me Indeks të Fuqisë prej 4.0288.
  • Kroacia renditet e 62-ta, me Indeks të Fuqisë prej 0.9962.

Të parat në renditje janë ShBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India, ndërsa në top 10 janë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme