Shtatë vjet pas mbërritjes në Zvicër, gati dy të tretat e refugjatëve janë ende të papunë dhe jetojnë në assitencë sociale.
Një projekt para një viti tani do t’i ndihmojë ata që të përfshihen më lehtë në tregun e punës.
Pilot projekti “Integrationsvorlehre” fillon vitin e ardhshëm. Sekretariati i Shtetit për Migrim i ka orientuar kantonet për ta zbatuar projektin në fjalë.
Kantonet kanë kohë deri në shtator për të aplikuar për pilot projektin. Shumë refugjatë dhe ata që janë pranuar përkohësisht janë në asistencë sociale, sepse ata nuk gjejnë punë, shpjegon Adrian Gerber nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM), citon srf, përcjell albinfo.ch. “Për këtë arsye është me interes të përbashkët që ata të integrohen shpejt në tregun e punës”, thotë ai.