Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25

Deputetët së paku një herë në javë kanë për detyrë të takojnë qytetarët dhe të dëgjojnë propozimet, kërkesat dhe nevojat e tyre. Për këtë qëllim, Kuvendi ka për detyrë të sigurojë hapësira për deputetët, në çdo zone zgjedhore. Pyetëm në Kuvend se a kanë siguruar hapësira të tilla dhe në cilat komuna. Nga atje na thanë se nga 75 zyra të parapara, nga shtatori janë hapur 25 të tilla.

Vendosëm të vizitojmë zyrat e zonave zgjedhore 1 dhe 2. Në zonën zgjedhore numër dy, deputetët e VLEN-it shfrytëzojnë hapësirën e kryetarit të këshillit të komunës së Çairit. Në ambientet e kësaj komune, zyrë të deputetëve ka edhe VMRO-DPMNE-ja.

Nga komuna na njoftuan se këtu gjendet edhe zyra e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe erdhëm të shohim nëse qëndron dikush, por fatkeqësisht zyra është e zbrazur dhe nuk ka askush. As asistent, por as deputetë.

Pa paralajmërim, shkuam të shohim nëse zyra të cilën deputetët e VLEN-it e shfrytëzojnë është funksionale. Në ambientet e komunës takuam deputeten Merita Koxhaxhiku, e cila po merrte pjesë në një aktivitet. Pasi u takuam na drejtoi te zyra, e cila në atë moment ishte e mbyllur.

Koxhaxhiku tha se bashkë me deputetin Bekim Sali, nëse jo të dy, së paku njëri prej tyre vjen çdo të premte nga ora dhjetë dhe presin qytetarët në takim.

“Kërkesat janë të them fillimisht ose më prioritare është çështja e punësimeve, pastaj probleme me dokumentacionet, pastaj me nënshtetësitë, pra ka qytetarë që një kohë të gjatë nuk kanë marrë nënshtetësi. Pastaj ka probleme me dokumente të tjera të cilat janë do të thotë varësisht prej nevojave”, deklaroi Merita Koxhaxhiku – Deputete / VLEN.

Zyra e zonës zgjedhore numër 1, të cilën e shfrytëzojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndodhet në Karposh, në hyrje të lagjes Vllae.

Edhe në Karposh ka një zyrë të deputetëve të cilët presin qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre dhe gjendet tek ura e “Vllajkov Most” që quhet, në Karposh dhe të shohim, por është e mbyllur për zyra për momentin. Nuk e di nëse asistenti gjendet në pauzë apo ndoshta nuk është fare këtu sot.

Zyrat për kontakt mes deputetëve dhe qytetarëve, që nga viti 2010 janë detyrim ligjor. Megjithatë nëse drejtoheni në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit, në pjesën e transparencës së këtij institucioni dhe kërkohen zyrat për kontakt me qytetarët faqja nuk ekziston. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme