Nga 9 vjet burgim 4 të dyshuarve që grabitën në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale R.Th nga fshati Caparc, Komuna e Prizrenit, R.S nga fshati Samadrazhë, Komuna e Suharekës, A.M nga fshati Grazhdanik, Komuna e Prizrenit dhe D.B nga Prizreni.

Gjykata i ka shpallur fajtor për shkak se kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje secilit me nga nëntë vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Njoftimi nga Gjykata:

Me datën 06.10.2016 rreth orës 02.30 minuta në Prizren, duke vepruar si anëtarë të grupit të maskuar dhe të armatosur përdorin forcën apo kanosjen serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetësojnë pasurin e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që hynë në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale D.H dhe me kërcënim të armës së zjarrit të cilën e ka pasur R.TH si dhe një thikë dhe një kaçavide të cilat i kanë pasur të akuzuarit e tjerë, duke përdorur dhunë fizike ndaj tij dhe gruas K.H të cilëve iu shkaktojnë lëndime të lehta trupore, detyrojnë të dëmtuarin D.H të hap kasafortën në të cilën ndodheshin paratë në vlerë prej 18.000 mijë euro si dhe një sasi e konsiderueshme e arit përafërsisht 2 kg, për të cilën mendohet se ka qenë në vlerë prej 40.000 – 50.000 euro. Të dëmtuarit më pastaj dërgohen në emergjencë për trajtim mjekësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme