Nga Albana Osmani tek Monika Kryemadhi/ Takimet e Evi Kokalarit në Shqipëri

Evi Kokalari është shkëputur nga angazhimi i saj politikë në Shqipëri. Pasi prej muajsh u angazhua me Foltoren e ish-kryeministrit Berisha, ajo vendosi të rikthehej në SHBA, ku si vetë ajo u shpreh, kishte angazhime të shumta.

Megjithatë duket se vizitat e shpeshta në vendin tonë i kanë lënë një shije të mirë Kokalarit, e cila ditën e sotme ka shpërndarë disa foto nga takimet në Tiranë, por edhe nga koha e saj e lirë këtu.

Personalitete të showbizzin, të rinj dhe politikanë janë disa nga ata që tashmë Evi i quan miqtë e saj.  “Disa foto nga udhëtimet e mia të fundit në Shqipëri.

E lumtur që kam takuar shumë prej jush dhe falënderues për të gjitha miqësitë e reja”, ka shkruar ajo, krah fotove në Facebook. Duket se mes punëve dhe angazhimeve politike, ajo ka patur kohë të takojë moderatoren Albana Osmanin, por edhe kryetaren e LS, Monika Kryemadhin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme