Nga nesër fillon shitja e vajit të kanabisit në barnatoret e Maqedonisë

Vaji kanabis vaj për qëllime mjekësore nga e hëna mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë, por vetëm me udhëzim nga mjeku.

Agjencia e Maqedonisë për barna dhe elemente mjekësore ka miratuar çmimin e dy vajrave të reja nga kanabisi, transmeton TetovaSot.

Kanobil Kanc 300 dhe Kanobil Kanc 600, i cili u propozua nga prodhuesi Replekfarm tashmë ka filluar shpërndarjen nëpër barnatore.

Vaji më i dobët, Kanobil Kanc 300 do të shitet me çmimin e 5.544 denarë, dhe Kanobil Kanc 600 me një çmim prej 9.240 denarë.

Një produkt përmban 300 miligram THC + 300 mg CBD në paketat e 120 ml, ndërsa tjetri ka 600 mg THC + 600 mg CBD në paketat e 240 ml.

Përdorimi i këtyre vajrave kërkon udhëzim nga mjeku dhe është miratuar për katër sëmundjet: kancer, sklerozë të shumëfishtë, SIDA dhe epilepsi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme