
Gazetare: Fatlume Dervishi
Shtatë shtetas të vendit nuk janë të interesuar për evakuim nga Izraeli dhe kanë refuzuar avionin qeveritar për t’u kthyer në vend. Zv.ministri i Jashtëm Zoran Dimitrovski tha se këto qytetarë do të presin kthimin e fluturimeve komerciale. Këtë ai e kumtoi gjatë pritjes së pesë shtetasve të cilët një ditë më parë u kthyen nga Izraeli me fluturim përmes Egjiptit. Dy prej tyre janë basketbollistë profesionistë që kanë luajtur për ekipet e huaja.
“Secilën ditë u është dashur të shkojnë në strehimore kur ka pasur sirena. Edhe pse për qytetarët izraelitë është pjesë e jetës së përditshme, për qytetarët tanë ishte një përvojë e pazakontë dhe e vështirë”, tha Zoran Dimitrovski, zv. ministër i Jashtëm.
Më shumë se 600 shtetas të tjerë presin evakuimin nga vende të tjera të përfshira nga luftimet në Lindjen e Mesme. Qeveria thotë se do të organizojë evakuimin e tyre kur të krijohen kushtet.
“Është e njohur që tashmë atje ka rreth 500 qytetarë që janë në Abi Dabi, gjegjësisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjithashtu një pjesë në Katar, rreth 140 qytetarë dhe një numër më i vogël në Bahrein dhe Kuvajt të cilat do të duhet ditëve të ardhshme të transportohet me fluturime çarter. Një nga avionët duhet të niset nga Riadi, nga Arabia Saudite. Atje, siç e dini, për arsye sigurie nuk ka fluturime gjithë kohës dhe më shumë vende përpiqen të sigurojnë fluturime private dhe çarter, është që është shumë e vështirë të sigurohen fluturime për transportimin e qytetarëve”, deklaroi Zoran Dimitrovski, zv. ministër i Jashtëm.
Marrëveshje me kompaninë private të fluturimeve që duhet të organizojë transportin është finalizuar. /Alsat.mk



