Nga java tjetër 1.600 administratorë në Maqedoni do të fillojnë me punë

Pushteti tashmë e di se ku do të sistemohen 1.600 të punësuar në administratë të cilët nuk shkojnë në punë dhe paguhen, por aktualisht nuk e bënë publike. Lista do të publikohet javën e ardhshme, pasi ta kalojë filtrin e kontrollit të fundit, transmeton Alsat M.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damian Mançevski informoi se deri më tani asnjë nga punonjësit sipas Marrëveshjes kornizë nuk e ka kundërshtuar pozitën e ofruar. Javën e ardhshme do të dihet saktë sa ka të punësuar në administratën publike. Në strategjinë për Administratë Publike për këtë vit, ndër të tjera është paraparë të lëshohet në përdorim sistemi elektronik për të gjithë popullsinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme