“Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu!” – Iu vu tritol në banesë, flet 62-vjeçari Filip Dodaj: Nuk kam probleme me askënd, s’dyshoj te njeri

62-vjeçari Filip Dodaj, të cilit iu vu tritol në portën e jashtme të banesën mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës, ka treguar për mediat se nuk ka asnjë problem me dikë, dhe se nuk ka një të dyshuar për shpërthimin.


Dodaj është shprehur se në momentin e shpërthimit nuk ka qenë aty, ndërsa tretoi se jeton bashkë më të atin dhe bashkëshorten.

Sipas tij, nga kamerat e sigurisë është parë që në banesë është afruar një person i maskuar që ka vendosur lëndën plasëses, dhe më pas është larguar në të njëjtin drejtim.

Sa i përket një personi të dyshuar, 62-vjeçari thotë se nuk probleme me ndonjë e nuk dyshon te dikush.

 “Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme