Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 24.2.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) ulen për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,064 den/kg dhe do të jetë 41,266 den/kg.
Nga data 28.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,266 (denarë/kilogram