Nga ndryshimi i flokëve deri tek marrëdhënia me Justin Bieber,  Haily zbulon çdo gjë për fansat

Hailey Bieber është rikthyer në epokën e saj ‘’bob’’, por me një ndryshim në nuancën e flokëve që duket se vjen si një konfirmim për sezonin e pranverës


Pak orë përpara festivalit “Coachella”, influencuesja shpërndau disa foto dhe video në Story-t e llogarisë së saj në Instagram duke treguar disa ndryshime në gjatësinë dhe ngjyrën e flokëve.

Nga çokollata e errët, në një transformim tipik pranveror me një tonalitet gati “lajthi” (kombinim i ngjyrës kafe me bionden e çelur), ndërsa gjatësia e flokëve është akoma më e shkurtër dhe e theksuar.

Mesa duket Hailey sapo dha dritën jeshile për ndryshmin tipik që ju duhet këtë sezon për sa i takon flokëve.

“Kthim tek e shkurtra” shkruan ajo në videon që e shoqëron me filtrin e qershisë, teksa kalon gishtat nëpër flokë për një qasje më nga afër për ndryshimin e radhës.

Përvecc ndryshimeve në pamjen e saj Haily nxorri edhe një postim tjetër në të cilin ajo publikoi aksesorët e saj të diamantit, më saktë unazën me me detajin e shkronjës “J” dhe tjetrën me një “B” të madhe, që me sa duket janë një dedikim për bashkëshortin, Justin Bieber, duke hedhur poshtë kështu zërat që qarkullonin për divorc dhe krizë në martesën e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme