Nga nesër hiqet roamingu, interneti i kufizuar! Nëse harxhoni më shumë gigabajt, interneti do të ndalet

Nga nesër qytetarët tarifën për roaming për thirrjet telefonike dhe SMS porosi do ta kenë me çmim sikur të ishin në vend. Por për të mos pasur keqpërdorime, kufizime do të ketë në internet, sqaron njeriu i parë i Agjencisë për Komunikime Elektronike Jeton Akiki.

“Në qoftë se përdoruesi përdorë 1 gigabajt internet për një javë në vend, ndërsa për një javë në rajon harxhon 5 gigabajt, atëherë operatori do tu dërgon SMS porosi që interneti juaj do të ndalet ose kufizohet”, tha Jeton Akiki nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Ministri për Shoqëri Informative Jeton Shaqiri thotë se marrëveshja me operatorët duhet të respektohet, dhe nëse qytetarëve u vinë fatura të larta, atëherë ata do të duhet të lajmërojnë Agjencinë për Komunikime Elektronike.

“Tarifa roaming janë kur qytetarët tanë do të ndodhen në shtetin tjetër dhe do të shfrytëzojnë shërbime të cilat i marrin në aspektin e telekomunikimit. Droja është sepse barrierat dhe çdo rrëzim kufijsh deri sa të vërtetohemi në muajin e parë pastaj në muajin e dytë do ta kemi më lehtë për të komunikuar dhe më lehtë për të qarkulluar”, u shpreh Jeton Shaqiri – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, në vitin 2019. Ndërsa tentativë për heqjen e roamingut ka edhe për vende tjera si Bullgaria e Greqia por ende nuk ka diçka konkrete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme