Nga një muaj paraburgim të arrestuarve për fajde në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të pandehurve për veprën penale “Fajdeja”.

Gjykata ka vlerësuar se kushtet për caktimin e paraburgimit janë plotësuar pasi nëse lihen në liri ekziston rreziku që të ikin.

“Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Fajdeja. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme