Nga njëra tezë e Vuçiçit te tjetra, Rama rikthen Minishengenin

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që pati në Rinas, me kryeministrin Edi Rama është pyetur për “Non-Papers”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Varhelyi tha se këto lajme nuk janë të vërteta, sepse të gjithë e dimë se ku do të na çonte ripërcaktimi i kufijve, ndërsa shtoi se asnjë person serioz nuk do ta shtronte në tryezë për diskutim këtë temë.

Kujtojmë se përpara pak ditësh, gazeta autoritare austriake Der Standard akuzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama se vazhdon të qëndrojë pas projektit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë sot, Rama e shmangi këtë tezë, por sërish doli te një tjetër tezë shumë të preferuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Rama foli për rikthimin e Minishengenit.

“Shengeni rajonal është projekt i mbështetur nga BE, dhe komisioneri Varhelyi është kontributor konkret i këtij projekti me planin e investimeve, kështu që ka kaq shumë mundësi saqë është e kotë të humbasim kohë duke prodhuar histori që nuk na çojnë asgjëkundi”, tha Rama.

“Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa. Fatkeqësisht artin e sajimit të tyre e kemi realisht një art për të cilin nuk na konkurron askush. Duhet të europianizohemi dhe nuk duhet të riballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës midis ballkanizimit dhe europianizimit. Konfliktet duan kohën e tyre për t’u zgjidhur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme