Nga orët e natës, dietat dhe pagat, Ilir Proda jep urdhër kalimin e pagesave të prapambetura për punonjësit e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka dhënë urdhër Departamentit për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit që të kalojnë pagesat e prapambetura të oficerëve.


“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”

Pra orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ i cili dalë në sistem ditën e premte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme