Nga politika në futboll, Ky është Savidis, miku i ngushtë i Putin që kërcënoi me pistoletë

Pas lajmit për lëshimin e mandatit të arrestit për Presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis, për atë incident të rëndë që u shënua në fushën e blertë, ku ai shkaktoi jo pak tension gjatë supersfidës me AEK-un Athinës, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar ngjarja bëri xhiron e botës
Por, kush është personi që krijoi gjithë këtë situatë që ngjason me një skenë filmi thriller.

Ivan Savidis ka lindur në 1959-ën në Gjeorgjinë e Republikës Sovjetike. Aktualisht ai mban dynështetësi atë ruse dhe greke.

Më parë se të merrte drejtimin e klubit grek të PAOK-ut, në vitin 2012, ai drejtonte ekipin rus të Rostov. Më një të shkuar politike ku ka qenë pjesë e Parlamentit rus dhe në fushën e biznesit ai është një prej personave më të pasur në Rusi njëherazi ndër personat më të afërt të Presidentit Rus Vladimir Putin.

Aksioneri kryesor i klubit të PAOK-ut Ivan Savidis ka një të shkuar ushtarake në radhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit. Shkollimi i tij i njeh diplomën e ekonomistit. Bizneset e tij kanë qenë të shtira në disa sektorë.

Ka qenë President i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, për të marrë më pas postin e drejtorit ekzekutiv në «AgrokomGroup»,themeluar në 2004. Kompani për distribucionin e mishit peshkut dhe bujqësisë.

Në pronësi të tij janë regjistruar dy komplekse hotelesh, një komani telekomunikacioni si dhe menaxhimi i portit të qytetit të Selanikut. Emrin tij e mban edhe një fondacion bamirësie që merret kryesisht me restaruimin e objekteve të kultit ortodoks si dhe promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërkimore.

Savvidis gjithashtu mbështet financiarisht Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos. /Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme