Nga sot dënoheni me 5 euro për hedhjen e cigares apo çamçakëzit

Që nga sot fillon implementimi i udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore, njofton Klan Kosova.

Promovimi i këtij udhëzimi është bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, Ferat shala, Kryetari i Asociacionit te Komunave, Naim Ismaili dhe Koloneli i Policisë, Sheremet Ahmeti.

Ky udhëzim ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre, eliminimin e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.

Implementimi i këtij udhëzimi fillon së pari në Prishtinë, duke filluar me gjobitje prej 5 eurove për hedhjen e cigares apo të çamçakëzit e deri tek gjoba prej 100 eurove për hedhje të mbeturinave në lumenj, liqene, apo edhe djegjen e gomave.

Shumë shpejt pritet që implementimi i tij të zgjerohet edhe nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme