Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc- Preshevë” sot do të lëshohet në përdorim Sistemi One Stop për kontroll të integruar të përbashkët.
Në lëshimin zyrtar të sistemit One Stop do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq.
Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë lëvizje shumë më të shpejtë të qytetarëve në “Tabanoc-Preshevë”, që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend.
Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje.
Sistemi One Stop është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, një rrjedhë janë bisedimet me Shqipërinë për të vendosur dy vendkalime kufitare, ndërsa me Bullgarinë dhe Greqinë si anëtarë të BE-së dhe zonës Shengen do të ketë vetëm përmirësime organizative.