Nga Vetëvendosja u largua gruaja më e votuar që ishte në mesin e pesë deputetëve më të votuar të kësaj Lëvizje

“Te nderuar miq dhe familjare,
Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike. Keto 6 vite ne Levizjen VETEVENDOSJE! kane qene nje rrugetim i jashtezakonshem, me sfida e mesime, por mbi te gjitha nje pervoje me shume vlere. Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit. Levizjes, aktivisteve dhe kolegeve ju deshiroj shume sukses ne zgjedhje dhe ne sfidat qe ju presin. Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi. Uroj qe rruget tona te takohen per te mire. Me shume respekt, Puhia”, ky ka qenë postimi në rrjetin social përmes të cilit ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku, ka paralajmëruar largimin e saj nga jeta aktive politike.
Demaku ishte gruaja më e votuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, Puhie Demaku ia kishte sjellë Lëvizjes Vetëvendosje 15.270 vota. Ajo ishte e vetmja grua në mesin e pesë deputetëve më të votuar të kësaj partie./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme