Nga vrasja e njerëzve të Ervis Martianjt, tek atentati dështuar ndaj Taulant Pepës, SPAK zbardh ngjarjet kriminale në vend!

SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste pas zbërthimit të disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në vend.


Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Sipas burimeve, vrasjet e njerëzve të biznesmenit kanë ndodhur për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit.

Gjithashtu është zbardhur ekzekutimi e biznesmenit Bardhok Pllanaj, ngjarje kriminale e ndodhur në Shkodër më 4 prill 2021.

Bardhok Pllanaj, i cili u qëllua për vdekje me kallashnikov, njihej edhe me nofkën “Kumbari”.

Ndërkohë mësohet se është hedhur dritë mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021, po ashtu në qytetin e Shkodrës.

Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme