Një 56 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht e ka kërcënuar me thikë një 34 vjeçare, në zonën e Liqenit Artificial.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.K.,56 vjeç, me vendbanim në kryeqytet.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për gjetjen e 56 vjeçarit.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, thote policia.