Një grua ka vdekur mëngjesin e hershëm të së mërkurës, në Gjilan.
Dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni i ndërtesës ku ka banuar, në katin e pestë. Trupin e kanë dërguar për obduksion për hetime të mëtejme.
“Nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë (rr. Raif Halimi). Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja. Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e shtetit”, ka thënë zyra e Policisë së Kosovës për KosovaPress.