“Ngjarja ndodhi në sy të policisë”, gazetarja jep detajet: PD kishte sinjalizuar për një makinë që lëvizte pa targa, Pjerin Xhuvani i proceduar disa herë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti ii vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se ngjarja ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë.

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme