Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kolonjë, ku është gjetur i dekompozuar trupi i një personi pranë stacionit elektrik në fshatin Shtikë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull, por ende nuk është konfirmuar identiteti i tij. Trupi është gjetur rreth orës 15:00.
Mësohet se në trupin tij nuk ka dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe mendohet se trupi ka rreth 6 muaj në zonë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.
Kolonjë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.