Ngjarje e rëndë në Pukë! 38-vjeçari dhunon fizikisht një të moshuar, më pas tenton ta p*rdhunojë, policia e arreston (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku një 38-vjeçar i identifikuar si Fatmir Shyti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 74-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë atë.


Policia thotë se 38-vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

Po ashtu ai është person me precedent të mëparshëm  kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm  kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme