Ngjarje e rëndë në Tiranë! Gruaja vetëhidhet nga kati i tretë dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 79- vjeçare është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj.


E moshuara e cila mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme