Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 66-vjecar në një kantier ndërtimi në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ka ndërruar jetë.
66 vjecari ishte duke punuar kur ka rënë aksidentalisht nga skela dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.