Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në lagjen ‘Kushtrimi’ të qytetit të Vlorës, ku një 42-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët.
Nga hetimet e para rezulton se viktima vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Informacion paraprak/ Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:35, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në banesë është gjetur nga familjarët, i vetëvarur shtetasi F. A., 42 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH