Ngjarje e rëndë/ Qentë endacakë sulmojnë 29-vjeçaren shtatzëne në Prishtinë

Një grua shtatzënë nga Prishtina është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë endacakë, ndërsa po kthehej nga çerdhja e fëmijëve për në shtëpi. Ajo ka deklaruar se qentë i kanë shkaktuar plagë në bark dhe në pjesën e këmbëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Oruqi” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

29-vjeçarja, Besnike Beqiraj e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënësisë ka deklaruar se është sulmuar nga rreth 10 qenë. Ajo ka thënë se është rrëzuar si pasojë e sulmit të qenve dhe nuk ka mundur të ikë.

Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthy prej çerdhes së fëmijëve, duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmua shumë tepër, më kanë rrezua, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë nuk më ka dëgjuar askush”, ka deklaruar Beqiraj.

Ajo ka deklaruar se ka shumë plagë të cilat po i shkaktojnë dhimbje të mëdha.

Kam shumë dhimbtë, kam shumë plagë, jam shumë e lënduar, plagët i kam prej pjesës së barkut e poshtë. Këta të komunës as nuk vinë me e pa, aty rrinë goxha shumë qenë dhe fëmijët rrinë andej. Kam pak qetësim të dhimbjeve sepse jam duke marrë terapi, por i kam dhimbjet shumë të forta, pjesën e këmbëve e kam krejtësisht të kafshuar”, ka thënë ajo për gazetën Objektiv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme