Ish-kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti, 58-vjeç, ka gjetur vdekjen pasi u vetëhelmuar me fostoksinë.
Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.
Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Burrelit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që të kërkohet dërgimi i tij në Tiranë me anë të
një helikopteri.




