Maja Kocijançiq: Progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka bërë të ditur se në takimin e nesërm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të marrin pjesë kryeminsitrat dhe presidentët e dë dy vendeve.
“Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut”, ka thënë Kocijançiq në një konferencë për media në Bruksel.
Ajo ka shtuar se të dy palët janë shprehur përkushtim për dialog.
Po ashtu Kociançiq ka theksuar se është krejtësisht e qartë se progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore “Kjo vlenë për të dy palët, dhe për Bashkimin Evropian në tërësi”, ka deklaruar ajo.
Ndryshe nesër do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, të cilat do të mbahen në Bruksel.