Ngrihet aktakuzë kundër 21 të pandehurve për kontrabandim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve.

“Sipas aktakuzës 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3. Të gjitha lidhur me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, ka njoftuar prokuroria.

Rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme