Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka vendosur vazhdimin edhe për një muaj të afatit për çmimet më e fruta-perimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Sipas Ministrisë së Ekonomisë duke pasur parasysh se çmimet ende nuk janë stabilizuar është propozuar ndryshim në vendim, përkatësisht që “ngrirja” e çmimeve të fruta-perimeve të vazhdojë deri më 31 maj. Mbeten të pandryshuara çmimet e caktuara më herët gjatë muajit edhe atë domatet nuk guxojnë të kushtojnë më shumë se 95 denarë, specat jo më shumë se 100, fasulja jo më shumë se 95 denarë, limoni 60 denarë, etj. /Alsat.mk