Lajmi.net ka kontaktuar me Bujën, por ai ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë rast.
“Nuk di asgjë për këtë rast”, ka thënë Buja shkurt për lajmi.net.
E Buja dhe 8 zyrtarë të tjerë po ngarkohen nga prokuroria për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së”. Dhënia e Rryshfetit nga neni 344 paragrafi 1 të KPK-së, Marrja e Ryshfetit nga neni 343 paragrafi 1 të KPK-së, dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 paragrafi 1 të KPK-së, Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 paragrafi 1 të KPK-së.
“Ne mesin e të akuzuarve është një (1) ish Kryetar Komune dhe tetë (8) zyrtarë tjerë të asaj Komune si dhe një (1) ndërtues. Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, ne atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehejes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit, raporton lajmi.net.
“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit”./Lajmi.net/